Futboll La Liga Sport

FORMACIONET E MUNDSHME/ Shans për Eriksenin nga minuta e parë, gjermanëve u rikthehet Plea. Ja si pritet të rreshtohen skuadrat

Sot, kundër Gladbahut, ashtu si në derbi, Antonio Konte nuk do të ketë shumë zgjedhje: Brozoviç dhe Sensi janë të lodhur, Galjardini ende me “COVID”, Naingolan i porsashëruar nga virusi, ndërsa Vesino i dëmtuar. Mund të jetë ky shansi nga minuta e parë për Eriksenin.

Për pjesën e mbetur, në fushë pritet të zbresë i njëjti formacion që u pa të shtunën kundër Milanit. Në krahun tjetër, gjermanëve u rikthehet Alasan Plea, bomberi i skuadrës.

Parashikohet prania nga 1′ e Markus Turam (djalit të Lilianit), së bashku me Stinld dhe Hofman pas Pleas. Në mbrojtje, përpara Somerit, priten Lainer, Ginter, Elvedi dhe Bensebaini. Ndërsa në mesfushë Kramer dhe Neuhaus.

 

 

Related posts

“UNË JAM MBRETI I XHUNGLËS”/ Wilder kërcënon Fury para revanshit: Do t’ia rrjep lëkurën! (VIDEO)

Delo.autor

COVID-19/ Nuk ka fund “makthi” për Napolin, ndaj Juventusit mungon dhe mbrojtësi i Kombëtares

Delo.autor

INTER VIHET PAS “XHEVAHIRIT” TË ITALISË/ Drejtori i klubit: Kemi folur me Marottën, por…

Delo.autor

Leave a Comment