Futboll La Liga

Valverde: Coutinho nuk luajti për të mirën e Barcelona-s

Trajneri i Barcelona-s Ernesto Valverde ka thënë se Philippe Coutinho është lënë në stol për të mirën e ekipit pas fitores së kryesuesve të La Liga-s ndaj Eibar.

Megjithëse nuk është në gjendje të luajë të martën në Champions League ndaj Chelsea-t pasi ka luajtur në fazën e grupeve me Liverpool, Coutinho është lënë pushim në fitoren 2-0 të Barça-s të shtunën.

Coutinho, një blerje 160 mln euro muajin e kaluar, ishte titullar në barazimin pa gola ndaj Getafe-s por i la vendin Andres Iniesta-s teksa golat e Luis Suarez dhe Jordi Alba bënë që Barça të barazonte rekordin e klubit me 31 ndeshje pa humbje në La Liga.

“Mendoj se ishte vendimi më i mirë për fitoren e ekipit,” shprehet Valverde në fund të takimit.

“Javën e kaluar Coutinho e nisi nga minuta e parë dhe Iniesta jo, kështu që këtë javë e nisi Iniesta. Është e vërtetë që të martën kemi një tjerët ndeshje por gjëja më e rëndësishme ishte ndeshja ndaj Eibar.

“Të martën, të shohim e di që Coutinho nuk mund të luajë, por do të bëjmë diçka.”

Related posts

CHAMPIONS LEAGUE/ I mjaftojnë 10 minuta lojë, bomberi Lewandowski zhbllokon sfidën ndaj Lazio-s (VIDEO)

Delo.autor

Po festonte kualifikimin kundër Serbisë, humb jetën tragjikisht tifozja e Brazilit

Isa.Autor

ANALIZON SFIDËN BARCELONA-BAYERN/ Legjenda Matthaus: Bavarezët presion mbytës, Nagelsmann surprizoi me…

Delo.autor

Leave a Comment