Kategoria Superiore Shqipëri

Ndreu: Arbitri vendosi ndeshjen, me Raçiçin nuk kemi probleme

Pas dy barazimeve me Skënderbeun, edhe Kamza u dorëzua sot ndaj kryesuesve të kampionatit, teksa u mposht me rezultatin 1-2 në shtëpi. Trajneri i Kamzës, Ramazan Ndreu duket se e ka më gjykimin, të cilit i atribuon edhe faturën e kësaj humbjeje.

“Jam i zhgënjyer nga arbitri i takimit sot, jo nga lojtarët. E analizova me vëmendje takimin dhe ndoshta jam pak i nxehur, por Alla e menaxhoi shumë keq takimin dhe ndikoi 100% në rezultat. Ai akordoi 4-5 faulle nga hiçi, për Skënderbeun dhe në rastin e golit të parë, kishim të bënim me një faull për ne, që arbitri e la avantazh”, u shpreh Ndreu.

Stevan Raçiç nuk e nis sfidën si titullar prej 2 javësh, ndërsa së fundi është aluduar edhe për probleme mes tij dhe presidencës së Kamzës, por trajneri Ndreu i mohon këto fjalë.

“Në dijeninë time, Raçiç nuk ka problem as me klubin dhe as me trajnerin. Në ndeshjet e fundit Raçiç e ka nisur nga stoli sfidën, për arsye teknike, pasi ashtu e kemi menduar të zgjidhim t’i përgjigjemi kundërshtarëve. Nuk ka asnjë problem me të.

Related posts

NJË SHKËNDIJË MË SHUMË/ Fotografi i Partizanit ndez sfidën me derbin e hidhur për tifozët e bardhebluve: Çfarë kujtimesh… (FOTO)

Delo.autor

MBETEN TË FUNDIT/ Nica: Kishim shpërblim për të ndalur Partizanin, gabuam

Isa.Autor

NJERIU I MOMENTIT/ Uzuni rrëfen peripecitë: Në Greqi si emigrant për bukën e gojës, fati i madh ndodhi atë ditë…

Delo.autor

Leave a Comment