Futboll Seria A Sport

DO TË JETË APO JO NDAJ BARCELONËS? Del përgjigjja e tamponit për Ronaldon

Cristiano Ronaldo është ende pozitiv me koronavirus. Për ta zbuluar këtë fakt ka shkruar “Correio de Manha”, media sipas së cilës kampioni portugez i Juventusit, një javë pasi ishte konfirmuar me Covid-19, nuk është rikuperuar ende. Përgjigja e tamponit përbën një lajm të keq për vetë futbollistin, së pari, që duket se e humbet përfundimishgt përballjen e së mërkurës së ardhshme me Messin dhe Barcelonën, në Champions. Po kështu, trajneri Pirlo do të duhet t’i bëjë planet pa yllin, bomberin, liderin e skuadrës bardhezi. Lajm i mirë është se Ronaldo nuk ka asnjë shqetësim shëndetësor, nuk ka simptoma dhe stërvitet rregullisht në kushtet e karantinës, në shtëpi.

Më 13 tetor, në prag të ndeshjes së Ligës së Kombeve kundër Suedisë, mbërriti njoftimi i pozitivitetit të tij të pare. “Ai është mirë dhe asimptomatik”, – lexohej në shënimin e Federatës Portugeze të Futbollit. Për momentin, CR7 është në izolim në rezidencën e tij në Torino, ku vazhdon të punojë. Dje u shfaq i qeshur dhe me një “look” të ri në biçikletën e forcës, duke i dërguar një puthje Georgina-s. E sigurt është tashmë se kampioni portugez do ta humbasë ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Barcelonës së Messit, të planifikuar për të mërkurën e ardhshme, duke ditur kufizimet e protokollit sanitar të UEFA-s.

Thursday style! 😉

Gepostet von Cristiano Ronaldo am Donnerstag, 22. Oktober 2020

Related posts

NË KËRKIM TË NJË MBROJTËSI/ Milan lëshon “tentakulat” tek klubi i Premier…

Delo.autor

“FALENDEROJ BARCELONËN”/ Arthur: Të luaj me Ronaldon një ëndërr e bërë realitet, prioriteti kryesor është…

Delo.autor

RUSI 2018/ Gjermania humb titullarin për shkak të gripit

Sadik.Autor

Leave a Comment