Futboll Sport

“INTER ËSHTË NJË KLUB I MADH I ITALISË”/ Legjenda Eto’o: Nuk ka më trajnerë si ai

Samuel Eto’o është në historinë e Inter-it sepse ka qenë një nga protagonistët e vitit magjik 2010 që çoi te realizimi i Triplete-s zikaltër.

Kamerunasi nuk e ka harruar atë sezon magjik, pas të cilit erdhi transferimi i papritur tek Anzhi, që e bëri përkohësisht lojtarin më të paguar në botë, por që shënoi fillimin e fundit të karrierës së tij.

“Klubi im i fundit ka qenë Qatar SK. Kështu që kam vendosur të qëndroj këtu. Katari është fantastik dhe nj vend shumë i sigurt”, ka thënë Eto’o për Sport24.ru.

I pyetur në lidhje me Mourinho-n, ai ka thënë: “Është një trajner special. Nuk ka më asnjë si ai. Jo më kot quhet Special One. E ka merituar”.

“Inter-i është klubi më i madh i Italisë. Është logjike që Mourinho ka fituar Champions League në një klub të tillë”.

Related posts

RRËFIMI I SULMUESIT TË LIVERPULIT/ Mund të isha një mësues nëse nuk do isha bërë…

Isa.Autor

(VIDEO) Shtatë vite më parë, Rooney do të shënonte një ndër golat më të bukur në Premier League

Q.Autor

ZBULON PRAPASKENAT PARA DYSEZONESH/ Rrëfen Marco Fasone: U përpoqa ta sjell Ancelottin tek Milan, por…

Delo.autor

Leave a Comment