Futboll Sport Të tjera

LAJMI I DITËS/ Distria Krasniqi fiton medaljen e artë në Hungari

Xhudistja kosovare Distria Krasniqi ka qenë e pandalshme në Grand Slamin e zhvilluar sot në Hungari.

Në finale 24 vjeçarja arriti të mposhtë argjentinasen, Puala Pareto, duke fituar medaljen e artë në kategorinë 48 kilogramë. Në gjysmëfinale Krasniqi kishte triumfuar ndaj xhudistes nga Izraeli, Shira Rishony.

Përveç Krasniqit në podium ishte dhe xhudistja serbe, Andrea Stojadinov, e cila kishte fituar më herët medaljen e bronztë. Gjatë momentit të këndimit të himnit, kamerat fokusuan momentin kur flamuri kosovar valëvitej mbi flamujt e tjerë.

Urime Kampione!

Related posts

Dalic tremb Anglinë: Nuk kemi ardhur me fat deri këtu

Isa.Autor

PARATICI TAKIM ME VËLLANË MENAXHER TË HIGUAIN/ Juventus kërkon të “parkojë” yllin argjentinas, ja problemi i vetëm

Delo.autor

Ryan Giggs: Ju tregoj arsyen përse Ronaldo iku nga Reali, shkaku është Messi…

Isa.Autor

Leave a Comment