Futboll Sport

MOMENTE TMERRI PËR LUKA TONIN/ Grabitësit futen me armë në vilën e ish-sulmuesit, brenda ishin edhe fëmijët

Momente tmerri në shtëpinë e ish-kampionit të botës, Luka Toni. Mediat italiane raportojnë se 3 hajdutë të maskuar dhe të armatosur janë futur dhe kanë grabitur vilën e tij në Montale në zonën e Modenese.

Ish-sulmuesi italian, i cili fitoi Këpucën e Artë në sezonin 2005-2006, ndodhej në banesë së bashku me bashkëshorten dhe fëmijët e tij. Për fat të mirë, nuk ka pasur të lënduar, teksa policia italiane është duke hetuar ngjarjen.

Paraprakisht mendohet se ishin 4 grabitës, tre prej të cilëve u futën në vilën e sulmuesit dhe një tjetër i priste jashtë në një makinë Audi. Nga dëshmitë e Tonit, mësohet se grabitësit kanë arritur të marrin shuma të konsiderueshme nga shtëpia e tij.

Related posts

KORONAVIRUSI NDIHET TEK TË GJITHË/ Shikoni çfarë bën ish-sulmuesi i Interit (VIDEO)

Delo.autor

EURO 2020/ Sulmuesi Jovic befason Skocinë, Serbia zgjohet në fund (VIDEO)

Delo.autor

MILAN-PORTO/ Ibrahimovic nis nga stoli, Giroud starton nga minuta e parë (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Leave a Comment