Futboll Seria A Sport

MERKATO E JANARIT/ Juventus sfidon “Katalanasit”, tjetër operacion me agjentin Raiola

Është edhe Ryan Gravenberch në listën e objektivave të Juventus në merkato.

18-vjeçari i Ajax ndiqet prej kohësh nga bardhezinjtë, gati të kthehen seriozisht në garë duke parë vështirësitë për të arritur te Pogba dhe Camavinga.

Për xhevahirin e Ajax-it interesohet edhe Barcelona, që mund të shfrytëzojë kartën Koeman, sipas Tuttosport. Trajneri i katalanasve e vlerëson shumë bashkëkombësin dhe ka dëshirë ta marrë në Katalonjë.

Juventus, nga ana tjetër, do të kërkojë të shfrytëzojë marrëdhënien e mirë që ka me Raiola-n, menaxheri i lojtarit të ri, me shpresën për të përsëritur goditjen De Ligt për të siguruar një tjetër holandez të talentuar.

Por kur dy zihen, ai që përfiton është i treti. Një i tretë që në këtë histori përfaqësohet nga PSG. Gravenberch, që ka një kontratë deri në vitin 2023, vlerësohet 20-25 milionë euro.

Related posts

Skedina e ‘sigurt’ për sot, ja 4 ndeshjet që iu bëjnë me para

Q.Autor

ZYRTARE/ Po zhvillon paraqitje pozitive, ish-mbrojtësi i Skënderbeut rinovon kontratën me klubin e njohur

Delo.autor

MERR FORMË TRANSFERIMI I MUNDSHËM I DIBALËS/ Menaxheri i argjentinasit takohet me… Marotën

F.autor

Leave a Comment