Futboll Shqipëri Sport

PAS ABAZAJT E KA RADHËN RROCA/ Dy ish-lojtarët e Kukësit marrin përdore Istanbulsporin

Sulmuesi i Istanbulsporit Kristal Abazaj gjeti sërish rrugën e rrjetës. Ish-futbollisti i Anderlehtit, Kukësit dhe Luftëtarit zhbllokoi takimin e javës së shtatë të kategorisë së dytë të futbollit turk ndaj Eskisersporit. 24-vjeçari shënoi në minutën e 21-të të ndeshjes.

Abazaj dhe Eduart Rroca, ish-shok skuadre te Kukësi janë sërish titullarë te Istanbulspori duke konfirmuar rëndësinë që kanë për ekipin turk. Për sa i përket statistikave, ky është goli i dytë i Abazajt me ekipin e ri.

Ai pati mundësi të shënonte dhe Akhisarsporit në ndeshjen e fundit në kampionat, por goditja e tij spektakolare fluturoi ngjitur me shtyllën.

Por, sfida me Eskisehirsporin pati protagonist dhe Rrocën. Mesfushori asistoi golin e sigurisë në minutën e 63-të për shokun e skuadrës Papa Aliun Diuf.

Rroca dhe Abazaj tashmë janë kthyer ndër lojtarët më të rëndësishëm të Istanbulsporit.

Related posts

SFIDA CHAMPIONS NDAJ DINAMO TIBILISI/ Elegancë dhe stil, shikoni si u prezantua Tirana në Gjeorgji (FOTO)

Delo.autor

Wenger: Shkaku i respektimit të kontratës, kam refuzuar top klube botërore

Q.Autor

HUMBJA E DYTË RADHAZI/ Barcelona mposhtet nga Rayo Vallecano dhe vazhdon krizën

Delo.autor

Leave a Comment