Futboll Sport

GRIPSHI SHKËLQEN NË KOSOVË/ Shikoni SUPER GOLIN e ish-lojtarit të Skënderbeut në përmbysjen e “çmendur” (VIDEO)

Ballkani pësoi ditën e sotme humbjen e parë në kampionat, me Trepça 89 që fitoi me një përmbysje të çmendur, duke e kthyer rezultatin nga 3-0 në 4-3.

Goli i parë për Ballkanin u shënua nga ish-lojtari i Skënderbeut, Nazmi Gripshi, ose thënë më mirë supergoli, pasi i tillë ishte. Në minutën e 30-të, Gripshi pas një lëvizje të bukur jashtë zone, lëshon me të majtën një goditje të shkëlqyer, e cila përfundon në fundin e rrjetës, duke mos i lënë asnjë mundësi për të reaguar portierit kundërshtar.

Një supergol i shënuar ky nga Gripshi, por që nuk i mjaftoi skuadrës së Ballkanit për të marrë të paktën një pikë dhe për të vazhduar serinë e ndeshjeve pa humbje.

Related posts

“EURO 2020″/ Pas një super aksioni nga “Tre Luanët”, Sterling ndëshkon Kroacinë (VIDEO)

Delo.autor

FITORJA E TRETË RADHAZI/ Milan mposht Venezian dhe kap kreun e Serisë A

Delo.autor

MADHËSHTOR/ Real Madrid mposht Athletic Bilbao dhe fiton Superkupën e Spanjës

Delo.autor

Leave a Comment