Champions League UEFA

Receta e Busquets për të eliminuar Chelsea-n

Sergio Busquets ka folur për Barça TV në prag të ndeshjes së parë të 1/8-ve të Champions League ndaj Chelsea-t. Veterani katalanas e di shumë mirë vështirësinë e sfidës por ai gjithashtu ka edhe recetën për të eliminuar skuadrën angleze.

“Është një sfidë komplet ndryshe nga ato të 2009 apo 2012 pasi skuadrat kanë ndryshuar shumë. Ne do ta studiojmë rivalin, do të shohim se si luajnë, ku mund t’i godasim,” shprehet mesfushori spanjoll.

Sipas Busquets, çelësi për të fituar ndeshjen do të jetë në mesin e fushës.

“Do të jetë një ndeshje e luftuar në mesin e fushës. Ata luajnë me tre mesfushorë qendrorë ndërkohë që lejojnë Hazard të ndihmojë sulmuesin,” analizon Busquets.

“Mendoj se do të jetë një përballje shumë e bukur. Do të mundohemi të luajmë lojën tonë, të kontrollojmë ndeshjen dhe të krijojmë raste për të shënuar, por edhe ata do të duan të mbajnë topin në kontroll, prandaj do të jetë një sfidë e luftuar.

“Do të jetë një sfidë e bukur për t’u parë nga spektatorët.”

Related posts

CHAMPIONS LEAGUE/ Di Maria: “Real transformohet kur këndohet himni i Champions”

Q.Autor

Khedira: Penalltia? Nuk duhej të jepej për këtë arsye

Sadik.Autor

Man United e pret “ferri”/ Ja kundërshtarët e mundshëm në grupet e Championsit

Isa.Autor

Leave a Comment