Futboll Seria A Sport

POGBA MERR VENDIMIN DRASTIK/ Nuk do të luajë më për Francën. Ja arsyeja

Mesfushori Pol Pogba ka marrë një vendim drastik, teksa ka vendosur të mos luajë më me fanellën e kombëtares së Francës.

E gjitha lidhte me deklaratat dhe vendimet e marra nga presidenti Emanuel Makron, kundër Islamit. Pas ngjarjes së pak kohëve të fundit, ku një mësuesi iu pre koka, pasi kishte shfaqur karikatura të Profetit Muhamed, presidenti i Francës, shpërtheu ndaj fesë islame, duke thënë se ata janë burimi i terrorizmit ndërkombëtar.

Për këtë arsye, ai ka marrë disa vendime që iu heq shumë të drejta myslimanëve në Francë. Kjo ka tërbuar edhe mesfushorin Pol Pogba, i cili për shkak të trajtimit që po i bëhet myslimanëve në Francë, ka vendosur që të mos zbresë më në fushë me fanellën e kësaj kombëtare. Lajmi për largimin e mesfushorit nga kombëtarja është bërë i ditur nga mediat britanike, por ende lojtari nuk ka dalë me një vendim zyrtar.

Related posts

Hwvedes për herë të parë titullar: Ishte goli më i lehtë që kam shënuar

Sadik.Autor

Dy klubet e vetme që mund të blinin Pogba nuk janë të interesuar

Sadik.Autor

TRIUMF ME SPEKTAKËL/ Kosova merr një fitore të madhe ndaj Suedisë

F.autor

Leave a Comment