Futboll Seria A Sport

DY BARAZIME RADHAZI NË KAMPIONAT/ Mesfushori Cuadrado: Edhe në 2015 e nisëm keq, me ekipet e mëdha japim…

Futbollisti i Juventusit Huan Kuadrado beson se skuadra e tij jo vetëm që do të arrijë të rikthehet më i fortë në kampionatin italian, por do të japë shumë më tepër në fushë kundër Barcelonës ditën e mërkurë.

Për “Sky Sport”, anësori kolumbian shtoi se gjithmonë në përballje me emrat e mëdhenj të futbollit, “Zonja e Vjetër” paraqitet krejtësisht ndryshe nga kampionati. Ai kujton fillimin e sezonit 2015-2016, ku bardhezinjtë morën një seri rezultatesh negative, por në fund arritën të shpalleshin kampionë.

“Duke bërë krahasimin me vitet e fundit, fillimi i këtij sezoni ka qenë pak i ngadaltë për ne, por ne akoma nuk jemi mundur. Kujtoj se në sezonin 2015-2016 e nisëm shumë keq, por arritëm të rikuperonim shumë të fitonim titullin. Ndeshja kundër Barcelonës do të jetë një përballje e jashtëzakonshme me një ekip të madh dhe ne duhet të tregojmë forcën reale. Ndaj skuadrave të mëdha ne gjithmonë kemi dhënë diçka më tepër. Do ta përgatisim ndeshjen me vendosmëri dhe dëshirë për të fituar. Pavarësisht se çfarë mund të ndodhë, ne jemi profesionistë dhe duhet të japim gjithçka deri në fund”, deklaroi Kuadrado.

Related posts

GAFA NË MBROJTJE/ Aguero ndëshkon Arsenalin në 48 sekonda (VIDEO)

Delo.autor

E BUJSHME/ Ancelotti e shijon “fshehurazi”, objektivi i tij luan në Serie A dhe e dashuron Spanjën

Delo.autor

RENDITJA E SUPERIORES/ Laçi e Partizani kthehen kërcënues për Europën, ja si ndryshon situata…

Delo.autor

Leave a Comment