Futboll Seria A Sport

KUMBULLA I PRISH FESTEN MILAN/ S’mjafton Ibrahimovic, “Djalli” e pëson nga portieri

Milani nuk ka shkuar më shumë se një barazim 3-3 ndaj ekipit të Romës. Ekipi i “Djallit” e kishte ndeshjen në duar, pasi kaloi 3 herë në avantazh, por në fund u barazua nga kryeqytetasit. Diferencën në këtë sfidë e bëri portieri, në mungesë të Donnarummas, Tatarusanu gaboi në dy gola.

Ndeshja nisi mirë për kuqezinjtë që shënuan me Ibrahimovicin që në minutën e 3′. Leao dha një pasim fantastik pas shpinës së mbrojtjes, Kumbulla nuk e mbuloi si duhet dhe Zlatan nuk fali për 1-0. Barazimi erdhi shumë shpejt me Dzekon. Tatarusanu bëri një dalje shumë të gabuar nga një goditje këndi dhe topi shkoi te sulmuesi boshnjak. Kapiteni i Romës nuk gaboi duke barazuar rezultatin 1-1.

Pjesa e dytë nisi në të njëjtën mënyrë, pasi Leao dogji mbrojtjen e Romës në krahun e majtë dhe pasoi në qendër për Saelemaekers. Ky i fundit nuk gaboi për 2-1. Verdhekuqtë barazuan në minutën e 71′ me penallti. Pedro fitoi një 11-metërsh të gabuar, ndërsa Veretout dërgoi topin në rrjetë për 2-2.

Milani kaloi sërish në avantazh me penallti. Calhanoglu fitoi një penallti të dyshimtë dhe Ibra nuk gaboi për 3-2. U mendua se goli i suedezit do t’i jepte 3 pikë Milanit, por ishte Marash Kumbulla që u prishi festën. Mbrojtësi i Romës u zhyt mirë me këmbë duke dërguar topin në rrjetë për 3-3. Milani ndalet për herë të parë këtë sezon, pas 4 fitoresh radhazi. Mbrojtësi shqiptar shënon golin e dytë në dy ndeshjet e fundit.

Related posts

HUMBI ME BRIGHTONIN/ Man United vendos PËRFUNDIMISHT për të ardhmen e Mourinhos

Isa.Autor

MERR FUND PRITJA/ Mbrojtësi kuqezi firmos me ekipin e madh Zvicerian (FOTO)

Isa.Autor

DISFATA NË “AIR ALBANIA”/ Kukësi 60 milionë lekë nga biletat, por FSHF rëndon dorën për…

Delo.autor

Leave a Comment