Futboll La Liga

Atletico Madrid i bëhet ‘ferrë’ Barcelonës

Atletico Madrid vijon të ruajë ritmin e Barcelonës kryesuese, teksa ka mposhtur pasditen e sotme Athletic Bilbaon me rezultatin 2-0.

Në “Wanda Metropolitana” nuk ishte një sfidë aspak e lehtë për skuadrën e Simeones, që zhbllokoi rezultatin vetëm në pjesën e dytë, pas golit të shënuar nga Gameiro.

Në minutën e 80-të ishte sërish Kevin Gameiro që asistoi për Diego Costën dhe ky i fundit dërgoi topin në rrjetë për herë të dytë, duke i dhënë qetësi madrilenëve.

Me këtë fitore, Atletico mbetet në vendin e dytë me 55 pikë, 7 më pak se Barça kryesuese.

Related posts

REKORD I RI NË SUPERIORE/ Ja sa milionë lekë u arkëtuan nga biletat në Tirana-Partizani

Delo.autor

BËN PËR UJË TË FTOHTË MOURINHO-N/ Capello: Mund t’i bëjë dëm ekonomik klubit, ato ofendime…

Delo.autor

“EURO 2020″/ Nuk luhet vetëm për 8 kg argjend, UEFA rrit premiot me 25% në këtë kompeticion

Delo.autor

Leave a Comment