Futboll Seria A Sport

E BUJSHME NGA ITALIA/ Ish-sulmuesin e Kukësit e kërkon Lacio dhe Torino

Një lajm i bujshëm është duke qarkulluar së fundmi në mediat italiane. Bëhet fjale për sulmuesin Mirlin Daku. Sipas “Calciomercato.it”, bomberi kosovar, i cili ka realizuar 15 gola në 8 ndeshje me skuadrën e  Ballkanit, ka përfunduar në radarët e Lacios dhe Torinos.

Statistikat e frikshme të ish-sulmuesit të Kukësit, i cili u largua si dështim nga verilindorët, duket se kanë joshur 2 klubet e rëndësishme italiane, të cilat e shikojnë Dakun si një alternativë të mundshme në merkaton e janarit.

Kujtojmë që në të kaluarën, përveç kampionatit kosovar dhe atij shqiptar, 22-vjeçari nga Gjilani, ka provuar edhe një eksperiencë në Kroaci në radhët e Osijekut, por nuk mundi të lërë gjurmë

Related posts

LËSHOHET “BOMBA” NGA FRANCA/ Neymar ka kërkuar largimin nga PSG-ja, drejt rikthimit në…

Delo.autor

FUTBOLLI GJERMAN NË ZI/ Djali i legjendës Mikael Balak ndërron jetën në moshën 18-vjeçare

Delo.autor

LIVE/ Po luhet ndeshja Barcelona-Valladoid. Rezultati 5-1

Delo.autor

Leave a Comment