Bundesliga Futboll Sport

E PAPRITUR/ Rritje e frikshme e rasteve me COVID-19, kampionati elitar i futbollit mbyll dyert e stadiumeve

Gjermania ka rritur masat drastike të izolimit ndaj përhapjes së koronavirusit pas shtimit numrit të personave të infektuar me COVID-19 ditët e fundit. Ambjentet kulturore, restorantet, pishinat, palestrat, parukeritë, si dhe ambjentet e hapura duke përfshirë dhe stadiumet do të mbyllen nga muaji nëntor.

Kancelarja gjermane Angela Merkel theksoi se është koha që të veprohet menjëherë kundër përhapjes së koronavirusit.

“Duhet të veprojmë tani. Nëse numri i të infektuarëve vazhdon të rritet, do të jemi në kufijtë e kapacitetit të sistemit tonë shëndetësor”, u shpreh Merkel.

Vetëm në 24 orët e fundit u regjistruan 16.774 raste të reja me COVID-19 dhe 89 të vdekur. Në total, Gjermania ka regjistruar 481.013 persona të infektuar me koronavirus dhe 10.272 të vdekur.

Në muajin shtator, Gjermania po përgatitej për lejimin e një numri të kufizuar të tifozëve në stadiumet e vendit, por rritja e frikshme e infektimeve me koronavirus e ka detyruar shtetit gjerman të bëjë prapakthehu.

Related posts

STATISTIKAT/ Teuta më mirë se në sezonin e kaluar, ja shifrat për ekipin e Martinit…

Delo.autor

NUK BËN PJESË NË PLANET E CONTES/ Ja arsyet që e “çojnë” Icardin tek Juventus

Delo.autor

Agolli largohet nga Shqipëria, ja kush do të jetë kapiteni i ri

Sadik.Autor

Leave a Comment