Futboll Sport

EUROPA LEAGUE/ Tottenham mposhtet nga modestët e Belgjikës. Leicester merr 3 pikët në Greqi

Një rezultat i papritur në Belgjikë për ekipin e Tottenhamit. Ekipi i trajnerit Jose Mourinho humbi me rezultatin 1-0 ndaj Antwerp në transfertë. Një disfatë e papritur për ekipin londinez ndaj modestëve të Belgjikë.

Takimi u vendos në pjesën e parë pas një gabimi skandaloz të Davies. Ky i fundit humbi topin duke i dhënë mundësinë Mbokanit të vrapojë drejt portës së Lloris. Ai pasoi në momentin e fundit për Refaelov dhe ky i fundit nuk gaboi për 1-0. “Spursat” nuk arritën të barazonin rezultatin deri në fund duke i dhënë pikët historike ekipit të Antwerpit.

Leicester ka bërë detyrën ndaj Aekut në Athinë. “Dhelprat” fituan me rezultatin 1-2 në transfertë duke mos shpenzuar shumë energji. Vardy dërgoi topin në rrjetë në minutën e 18′. Sulmuesi nuk gaboi duke shënuan me penallti për 0-1, ndërsa Choudhury dyfishoi shifrat në minutën e 39′ për të mbyllur pjesën e parë për 0-2. Grekët arritën të ngushtonin diferencat në pjesën e dytë me anë të Tankovic në të 49′, por në barazuan. Ndeshja u mbyll 1-2.

Related posts

PREZANTOHET TEK EGNATIA/ Sulmuesi Valpoortt: Kam bërë zgjedhjen e duhur dhe shpresoj të…

Delo.autor

FORMULA 1/ Lajmi i bujshëm nga Italia, Ferrari përgatit rikthimin e madh

Delo.autor

“Duhet të ketë qenë imagjinata ime!” Batshuayi sulmon UEFA-n

Sadik.Autor

Leave a Comment