Futboll La Liga Sport

ZBULOHET PRAPASKENA/ Rrëfen ish-drejtuesi i Barcelonës, “Katalanasit” injoruan talentin Haaland

Karriera e Erling Halandit mund të kishte marrë një rrjedhë ndryshe nëse Barcelona do të ishte treguar më e shkathët në merkato.

Sipas Ariedo Braidës, ish-drejtuesit katalanas që u largua nga klubi në gusht të 2019-ës, Haland mund të ishte një lojtar i Barçës. “E kisha ndjekur lojtarin që kur luante te Molde në Norvegji, para se të shkonte në Salcburg.

Nëse do të kishim vepruar atëherë, ai do të ishte tani në Spanjë, por drejtuesit në atë kohë më komunikuan se Haland nuk është një lojtar për Barcelonën. Më pas gjërat shkuan ashtu siç shkuan dhe tani të gjithë jemi dëshmitarë të asaj që po bën norvegjezi me Borusian e Dortmundit”, tha Braida për radion “Marca”.

Related posts

Dështimi i Dybala me Kombëtaren, Sampaoli zbulon arsyen

Sadik.Autor

LIVE/ KUKËSI-FLAMURTARI: Bushiç humbet rast të artë, nuk shënjestron si duhet portën (VIDEO)

Isa.Autor

PAS HUMBJES NDAJ VLLAZNISË NË DEBUTIM/ Nevil Dede: Koha ka qenë e shkurtër për ta përgatitur ndeshjen

Delo.autor

Leave a Comment