Futboll La Liga Sport

E ARDHMJA E ALABAS LARG BAYERN/ Trajneri Flick: Është vendimi i tij dhe ne do e respektojmë

Trajneri i Bayern Munchen, Hansi Flick, ka folur në lidhje me të ardhmen e David Alabas. Ai ka theksuar se dëshiron që të rinovojë me mbrojtësin austriak, pavarësisht se situata nuk duhet aspak shpresëdhënëse.

“Kundër Bielefeld, Atletico Madrid dhe Frankfurt, Alaba bëri një punë të mirë. E ndjej se është njësoj i fokusuar si sezonin e kaluar, flet në fushë dhe një nga lojtarët që udhëheq mbrojtjen tonë. Për mua nuk ka asnjë diferencë nga sezoni i kaluar.

“Nuk jam i shqetësuar për zërat e merkatos së janarit aspak. Unë ende shpresoj se ai do të rinovojë me ne, pasi e njeh ambientin këtu dhe i pëlqen. Është shumë e mirë të stërvitesh me një skuadër që ka atmosferë të mirë dhe luan në një nga klubet më të mirë në botë.

“Është vendimi i tij dhe ne do e respektojmë, por shpresojmë që të qëndrojë. Ai duhet të vendosë, ndërsa dëshirat e mia nuk ndryshojnë”,-tha ai.

Related posts

TRAJNERI I RI NË STOLIN E KOMBËTARES/ Reja i kërkon edhe 48 orë kohë Dukës, ja arsyeja

Delo.autor

KLUBI I PREMIER NDRYSHON PRONËSI/ Javën tjetër pritet zyrtarizmi. Kalon në duart e…

Delo.autor

VILLARREAL-BARCELONA/ Pas një asist në zonë, De Jong ndëshkon për “Katalanasit” (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment