Formula 1 Sport

FORMULA 1/ Alfa Romeo s’ka vend për Mick Schumacher, zyrtarizon dy pilotët për vitin 2021

Piloti veteran, finlandezi Kimi Raikkonen dhe ai italian Antonio Giovinazzi do të vijojnë të jenë dy pilotët e makinës Alfa Romeo Racing në garat e Formula 1 edhe për vitin 2021.

Makina italiane ka konfirmuar dy pilotët edhe për sezonin e ardhshëm, duke hedhur poshtë zërat se piloti i ri gjerman Mick Schumacher (djali i Michael Schumacher) mund të zinte vendin e njërit prej tyre.

Mick Schumacher duhej të pilotonte makinën Alfa Romeo në testet e ditës së premte në garën e Nurburgring (Gjermani), disa javë më parë, por kjo gjë nuk ndodhi për shkak të kohës së keqe.

Gjithsesi, makina italiane vendosi të konfirmojë dy pilotët, duke e vlerësuar punën e tyre gjatë këtij viti në Formula 1. Për Mick Schumacher këmbëngul makina amerikane Haas, që përdor motor Ferrari.

Related posts

SUAREZ ZHGËNJEN URUGUAJANËT/ Peruja bën surprizën në Kupën e Amerikës

Delo.autor

E KONFIRMON Allegri: Pogba ende jashtë, francezit do t’i duhet 2-3 muaj që të rikthehet në formë

F.autor

SFIDA NDAJ TIRANËS/ Flet Mesfushori Musolli: Ne do të luftojmë deri në fund për…

Delo.autor

Leave a Comment