Futboll La Liga Ligue 1

Neymar e “çel zemrën” me Messin: Jam penduar për largimin nga Barcelona

Pas humbjes nga Real Madrid 3:1 në ndeshjen e parë eliminuese nga Liga e Kampionëve, sulmuesi i PSG-së, Neymar, ka telefonuar mikun e tij te Barcelona, Lionel Messi, për t’iu rrëfyer pendimin për largimin nga skuadra nga ‘Camp Nou’.

‘Don Balon’ raporton se Neymar është penduar me largimin nga Barcelona, dhe këtë ia ka rrëfyer Lionel Messit, pas humbjes nga Real Madrid.

Neymar në verën e vitit të kaluar la Barcelonën për t’u transferuar te PSG për 222 milionë euro, duke u bërë njëherit edhe futbollisti më i shtrenjtë në histori të futbollit.

Kjo media shton në fund se duke parë se PSG nuk është një skuadër me traditë konkurruese në Evropë, Neymar po mendon largimin në fund të sezonit.

Për Neymar interesim ka nga Spanja, është Real Madrid që po shqyrton mundësinë e transferimit të tij.

Related posts

“MOS MË FLISNI PËR TITULLIN”! Gattuso: Rinovimi? Po ndodh njësoj si tek Milan dikur…

Delo.autor

KRIZA TEK “KATALANASIT”/ Barcelona do të kërkohet sërish ulje e rrogave…

Delo.autor

ASIST DHE KARTON TË KUQ/ Ndeshje me dy fytyra i mesfushorit të Kombëtares shqiptare në Kroaci

Delo.autor

Leave a Comment