Futboll Seria A

Sarri: Lojtarët e mi duan të futen me gjithë topin në rrjetë

Maurizio Sarri pranon se Napili ka vetëm një objektiv dhe ai është Scudetto, por ndaj SPAL lojtarët u munduan të futeshin me gjithë topin në rrjetë.

Partenopei janë kritikuar të enjten për humbjen ndaj RB Leipzig në Europa League me rezultatin 3-1, duke u fokusuar vetëm te Serie A.

 “Prisja një reagim pas humbjes ndaj Leipzig,” shprehet Sarri për Mediaset Premium.

“E filluam shumë mirë sot dhe menjëherë morëm ndeshjen në dorë por harruam ta mbyllnim para kohe. Ishte një gabim nga ana jonë, pasi nuk mund të jesh kaq shumë në kontroll dhe të rrezikosh deri në minutën e fundit.

“Mbase në subkoshiencë lojtarët e panë sa e thjeshtë ishte të depërtojë në mbrojtjen e SPAL dhe menduan se nuk ishte e nevojshme të mbanin të njëjtin nivel vendosmërie, dhe kjo është shumë e gabuar.

“Kjo më kujton ndeshjen me Sassuolo-n, ku lojtarët donin të futeshin me gjithë top në rrjetë.”

Related posts

Manchester United në gjysmëfinale të FA Cup

Q.Autor

“E ARDHMJA E TIJ NUK VARET NGA UNË”/ Tuchel: Më pëlqen të punoj me të, por nuk vendos unë

Delo.autor

GAFA E VITIT/ Tifozi i Manchester United i vë flakën fanellës së CR7 duke kujtuar se shkoi tek City (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment