Futboll Sport

Teuta dyfishon rezultatin, vështirësohet objektivi i Kamzës për të dalë me pikë (Video)

Në “Niko Dovana” po luhet një takim jetik për Teutën dhe Kazmën, që me të gjitha gjasat do të përcaktojë shumë për fatet e skuadrave në këtë sezon të Superligës. Ndeshja është e vlefshme për javën e 31.

Teuta 2-0 Kamza

12′ Latif, 33’Alhasan /

Minutë pas minute

31′ GOOOOOL Teuta 2-0. Alhasan dyfishon rezultatin, duke mos falur nga brenda zonës, pas pasimit të Amadu Latif nga e djathta. Topi i prek nga Dediç dhe ngeli në zonë, nga ku futbollisti i Teutës nuk ka falur. Një gol me peshë që u jep qetësi vendasve.

21′ Pranë golit të barazimit Kamza me Mehmetin. Pas një aksioni fantastik, mesfushori lëshon në gjuatje të bukur, topi devijohet dhe kalon ngjitur me shtyllën e Moçkës.

12′ GOOOOOL Teuta 1-0. Amadu Latif kaloi në avantazh vendasit me një gjuatje mjaft të bukur nga brenda zonës.

9′ Mundësi e shkëlqyer për Kamzën me Sebino Plakun, por sulmuesi kryeqytetas, nuk është treguar i saktë duke shpërdoruar një rast të artë.

7′ Dediç provon me një gjuajtje nga distanca por topi përfundon në duart e Portieri Abdyli.

1′ Nis takimi në “Niko Dovana”

Në Durrës do të luhet sot një nga sfidat më vendimtare të kampionatit për sa i takon skuadrës e cila do të zbresë një kategori më poshtë sezonin e ardhshëm.

Teuta e drejtuar nga Begeja pret Kamzën në shtëpi me synimin e vetëm 3 pikët, pasi çdo rezultat tjetër do të komprometonte jashtëzakonisht pozitat e tyre. ‘Djemtë e Detit’ renditen të 9-t me 33 pikë, po aq sa Vllaznia e cila luan me Laçin.

Nga ana tjetër edhe Kamza ka udhëtuar me vetëm 1 objektiv, të mos dalë pa pikë nga kjo ndeshje. Një humbje për ekipin e drejtuar nga Ahmataj do të sillte një rrezik të madh pasi do ta çonte në vetëm 1 pikë diferencën me Teutën dhe Vllazninë.

Formacionet zyrtare

Teuta: Moçka, Gjorgievski, Hrkac, Hila, Hakaj, Beqja, Lajthia, Dedic, Çyrbja, Alhasan, Latif.

Trajner: Gentian Begeja

Kamza: Avdyli, Frashëri, Cukovic, Kuqi, Zguro, Rezi, Malaj, Arrabal, Mehmeti, Fukui, Plaku.

Trajner: Julian Ahmataj

 

Related posts

“GËRMO DHE LËPIJ…”/ Joachim Low e bën sërish, kapet mat duke bërë gjeste të pahijshme (VIDEO)

Delo.autor

KORONAVIRUSI/ Lojërat Olimpike Verore do të mbahen, konfirmon kryeministri japonez

Delo.autor

ALARM TEK TIRANA PARA NISJES SË KAMPIONATIT/ Çelhaka lë gropë të madhe në mesfushë. Egbo ndryshon skemën

Delo.autor

Leave a Comment