Futboll Premier League Sport

E TRISHTË/ Ikonë e futbollit botëror, legjenda diagnostikohet me sëmundjen e rëndë

Ikona e futbollit botëror Bobi Çarlton është diagnostikuar me sëmundjen e rrezikshme nervore demenca. Lajmi është raportuar nga mediat britanike, të cilat kanë mësuar lajmin prej bashkëshortes së ish-futbollistit legjendar të Mançester Junajtid dhe Anglisë.

83-vjeçari konsiderohet si futbollisti anglez më i madh i të gjitha kohërave. Ai ka fituar 3 kampionate angleze si dhe Ligën e Kampioneve, Kupën e Botës dhe “Topin e Artë”.

Për shumë vite, ai ka mbajtur rekordet si lojtari me më shumë gola dhe prezenca te Mançester Junajtid dhe Anglia. Lajmi i sëmundjes së tij ka shokuar komunitetin futbollistik britanik, ku shumë ish-yje të futbollit janë solidarizuar me Bobi Çarltonin.

Demenca është një nga sëmundjet më të rrezikshme nervore. Ajo shkakton humbje të memories afatgjatë duke bërë që indivivi të mos ketë mundësi të mendojë qartë.

Shumë ish-lojtarë të Anglisë kampione në vitin 1966 kanë vdekur nga sëmundjet nervore si Alzheimer, demenca, etj.

Related posts

“DUA TË NDEZ MOTORRËT E KËSAJ SKUADRE”/ Mesfushori Muller: Jogi më largoi me të drejtë, tani duam Europianin

Delo.autor

Marrin fund pritjet, Skënderbeu ndërpret me marrëveshje kontratën me mesfushorin Afrim Taku

Q.Autor

MENDON PËR TË ARDHMEN/ Nga trajneri tek Ibraimi, Kukësi ka shumë dilema për të zgjidhur

Delo.autor

Leave a Comment