Futboll Seria A Sport

MUNGON ZYRTARIZIMI/ Sozia e Alexandër-Arnold drejt Milanit, por fillimisht duhet zgjidhur një çështje

Largimi i Ricardo Rodriguez nga Milani është çështje kohe dhe pritet që marrëveshja me Fenerbahce të mbyllet në bazën e huazimit me detyrim blerje për thuajse 5.5 mln euro. Por, fillimisht do të zyrtarizohet Moses te Interi dhe më pas do të vijë edhe firma e zvicerianit në Turqi.

Kështu, Milani po ndjek pasuesin e tij për në krah të majtë të mbrojtjes dhe në objektiv janë tre emra për momentin. Matty Cash i Nottingham Forest, Antonee Robinson i Wigan dhe Hickey i Hearts. Por, Robinson është lojtari më pranë kuqezinjve.

Bëhet fjalë për një futbollist 22-vjeçar që luan mbrojtës i majtë, i shpejtë dhe teknik, karakteristika pak të ngjashme me Alexander-Arnold, por edhe si pamje, pasi mund të themi se është sozia e tij. Wigan, që luan në Championship, u ble nga klubi për 2.2 mln sterlina te skuadra e të rinjve të Evertonit.

Ndërkohë, sipas asaj që njofton “Sky Sport Uk” por edhe footballinsider247.com, Milani i ka kërkuar zyrtarisht klubit të Championship anglez (kategoria e dytë), Nottingham Forest, Matty Cash, mbrojtës i djathtë i talentuar dhe i datëlindjes 1997 (22 vjeç). Futbollisti ka firmosur një kontratë të re në shtator 2019 dhe vlera e kartonit është 10-15 mln sterlina.

Related posts

“KEMI KLASIKE BRENDA SHTËPISË”/ Etoo dhe Kluivert: Do të jetë viti i tyre te Real Madrid dhe Barcelona

Delo.autor

I DHUROI FITOREN KOMBËTARES NË HUNGARI/ Reagon skuadra e Çelsit: Bëri mjaft mirë duke krijuar hapësirë në zonë dhe…

Delo.autor

NUK E LËNË PA PAGUAR…/ Juventusi dhe City në “GJUHETI” për Iscon

Isa.Autor

Leave a Comment