Futboll Sport

HISTORI SUKSESI/ 16-vjeçari shqiptar shpallet për herë të tretë kampion në Gjermani

U zhvillua këtë fundjavë gara për kampion të Gjermanisë në disiplinën e “Breakdance dhe Hip Hop” në Spraitbach të Landin Baden-Wurtermberg, ku është shpallur kampion në kategorinë junior 16-vjeçari shqiptar Plarent Kiçmari.

Gara është organizuar nga shoqata sportive “TAF-Germany”, ku kanë marrë pjesë rreth 150 kërcimtarë nga Gjermania dhe 100 të tjerë nga vende të ndryshme të botës.

Gara është mbajtur në përputhshmëri me rregullat anti-Covid-19.

Në kategorinë junior 2 për moshat 15 dhe 16 vjeçare, Plarent Kiçmari, djaloshi 16-vjeçar me prejardhje nga Kosova, arriti që përsëri të shpallet kampion i breakdance në Gjermani, kështu duke e mbrojtur titullin e kampionit për të tretin vit radhazi.

Për Plarentin që tanimë njihet si kampion i Gjermanisë, kanë raportuar edhe shumë gazeta regjionale në NRW dhe Baden-Wurttemberg.

Po ashtu Kiçmari është edhe kandidat potencial për të përfaqësuar Gjermaninë në Lojërat Olimpike.

Related posts

(FOTO) Njihuni me 10 futbollistët me klauzolën më të lartë, të prishjes së kontratës

Q.Autor

Cassano: Buffon mund të luajë deri në moshën 45 vjeçare

Q.Autor

Bale në Kinë, Guangzhou josh Realin me këtë ofertë

Q.Autor

Leave a Comment