Futboll I pakategorizuar Sport

“KA MBYLLUR SYTË DHE PO SHUHET”/ Gruaja e legjendës gjermane jep lajmin e hidhur: Është drejt botës tjetër

Legjenda gjermane, Gerd Myler, po shkon drejt shuarjes. Këtë e thotë bashkëshortja e tij, e cila shprehet se gjendja e tij shëndetësore është përkeqësuar. Myler ditën e nesërme mbush 75 vjeç, por kjo ditëlindje nuk e gjen atë në gjendje shumë të mirë.

“Nuk ha praktikisht asgjë, arrin vetëm të gëlltitet, rri shtrirë në krevat pothuajse gjithë kohën dhe zgjohet vetëm për pak momente. Është aq bukur kur hap sytë edhe pse vetëm për pak minuta. Tani reagon vetëm duke hapur dhe mbyllur qepallat kur ne e pyesim, por tashmë nuk percepton më asgjë.

Ai ka qenë gjithmonë një luftëtar, gjithmonë ka qenë trim, gjithë jetën e tij. Edhe ai tani është. Gerd po fle drejt fundit të tij. Ai ka mbyllur sytë, po dremit, vetëm rrallë hap gojën dhe i jepet ushqim i holluar. Besoj se tashmë ai po fle drejt fundit të tij. Është i qetë dhe paqësor, nuk mendoj se po vuan, ai po fle drejt botës së përtejme dhe shpresoj vetëm që të mos reflektojë mbi gjendjen e tij aktuale”.”, u shpreh bashkëshortja e Myler për “Bild”.

Related posts

SHORTI I “KATAR 2022″/ Shqipëria dhe Europa pritet të njohin kundërshtarët e eliminatoreve të Botërorit

Delo.autor

Dita: Formacionin e vendos trajneri, unë jam gjithmonë gati

Sadik.Autor

Te Kukësi ka shumë punë për të zgjidhur/ Gjithçka në dorë të trajnerit Peter Pacult

Sadik.Autor

Leave a Comment