Futboll Sport

Merr fund çështja “ÇANI”/ PARTIZANI merr vendimin PËRFUNDIMTAR për lojtarin

Partizani ka zgjidhur më në fund problemin me futbollistin Edgar Çani. Në një njoftim të pak minutave më parë është vendosur përfundimisht ndërprerja e bashkëpunimit me sulmuesin shtatlartë, i cili nuk do të jetë më kështu pjesë e të kuqve për sezonin e ri.

Sipas njoftimit të Partizanit, ndërprerja e bashkëpunimit është bërë me mirëkuptim mes palëve, që do të thotë që më në fund futbollisti 29-vjeçar ka pranuar të largohet me marrëveshje dhe pa penalitete për ndërprerje të njëanshme të kontratës.

Në mbyllje klubi kryeqytetas falenderon lojtarin për kontributin dhe i uron suksese të mëtejshme, duke mbyllur kështu me paqe një periudhë të gjatë lufte të “ftohtë” mes tij dhe drejtuesve.

 

Related posts

MESAZH I MADH PËR TIRANA-PARTIZANI/ Hoxholli dhe i biri 13-vjeçar: Çfarë t’i them?

Delo.autor

LIVE/ Luftëtari-Tirana, Bardheblutë zhbllokojnë sfidën. Hasani nuk gabon nga pika e bardhë e penalltisë

Delo.autor

MERKATO E JANARIT/ Probleme për Interin në sulm, “zikaltërit” synojnë të marrin yllin e Sassuolos…

Delo.autor

Leave a Comment