Futboll Sport

SHKODRA NË FESTË/ Vajzat e Vllaznisë vazhdojnë rrugëtimin në Europë pas 6 golave dhe penalltive

Vllaznia e femrave kaloi në raundin e dytë të Ligës së Kampioneve duke fituar nga penalltitë 3-2 ndaj ekipit kampion turk ALG Spor Kulubu. 6 gola, ankth, frikë, kartona të kuq i pati kjo sfidë emocionuese. Rivalet turke iu afruan për pak kualifikimit historik në raundin e dytë të Ligës së Kampioneve, por në çastin e fundit Bajraktari vendosi baraspeshën 3-3 duke e çuar sfidën te penalltitë.

“Ruleta ruse” nisi keq për Vllazninë pasi Megi Doçi goditi penalltinë e parë jashtë. Megjithatë, ALG Sport Kulubu nuk mundi ta shfrytëzonte këtë “dhuratë” duke gabuar në dy penallti. Franja, Bajraktari dhe Gjini firmosën kalimin me sukses të Vllaznisë në raundin tjetër të Ligës së Kampioneve për femra.

Related posts

KRIZA NGA KORONAVIRUSI/ Ja shifra e frikshme që humbet klubi anglez!

Delo.autor

FORMULA 1/ Gara e Australisë drejt shtyrjes, sezoni 2021 mund të nisë në Bahrein

Delo.autor

Tronditet Brazili dhe PSG/ NEYMAR dëmtohet pas vetëm 8 minutave lojë (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment