Futboll Kategoria Superiore Sport

SKANDALI DERI NË EKSTREM/ Ja si “Ultrasit” e Tiranës kalojnë masën në Kurbin (VIDEO)

Tirana luajti ditën e djeshme ndeshjen e javës së 35-të dhe të parafundit në Laç, nga ku edhe fitoi me shifrat 1-3.

Në mbështetje të ekipit bardhebluve, ishte një numër i konsiderueshëm tifozësh, që kishin shkuar për të përkrahur ekipin në një moment delikat që po kalon.

Por, në rrjetet sociale po qarkullon një video aspak e hijshme, që nuk i shkon aspak për shtat një nga tifozerive më të mëdha në Shqipëri, e cila pritet të jetë edhe frymëzim për grupe tifozësh në qytete edhe më të vogla në vendin tonë.

Në video, shihen një pjesë e mirë e tifozëve në Laç, që thërrasin në një moment të sfidës “Allahu ekber”. Një thirrje kjo që bëhet në një qytet si Laçi, i cili personifikohet edhe me një nga objektet e shenjta fetare, siç është e njohur gjerësisht edhe “Kisha e Laçit”.

Gjithsesi, nuk dihet nëse ky është një provokim nga ana e tifozë të Tiranës, por bëhet edhe në një muaj të shenjtë për besimtarët myslimanë, siç është edhe muaji i ramazanit.

Gjithashtu, pas këtyre thirrjeve, vijnë edhe disa të shara me fjalor banal, dhe me libër shtëpie, drejtuar tribunës kryesore, ku gjendeshin tifozë të Laçit.

Related posts

Tjetër përballje për SHQIPËRINË, ja kë sfidojnë sot kuqezinjtë e vegjël

Isa.Autor

Trajneri i ri i Arsenal kërkon tre përforcime nga La Liga

Sadik.Autor

Gjermania u eliminua nga Botërori, futbollisti i Skënderbeut ironizon: Jo, ju ishit kampiona (FOTO)

Sadik.Autor

Leave a Comment