Futboll Sport

“JEMI KRENAR PËR JU”/ Duka përgëzon vajzat e Vllaznisë: Treguat se futbolli i femrave në Shqipëri është rritur

Pas fitores historike të Vllaznisë së femrave në UEFA Women’s Champions League ndaj kampioneve turke ALG Spor Kulubu me penallti, Presidenti i FSHF-së Armand Duka me një postim në rrjetin e tij social në “Facebook” përshëndeti ekipin e femrave të Vllaznisë pas kalimit të raundit të parë të UEFA Women’s Champions League. Duka shton se ishte një fitore e merituar për këtë ekip, por njëkohësisht edhe për rritjen e futbollit të femrave në Shqipëri:

“Jashtëzakonisht i lumtur me fitoren e sotme të Vllaznisë në turin e parë kualifikues të UEFA Women’s Champions League ndaj kampiones së Turqisë, ALG Spor Kulubu! Ka qenë një ndeshje vërtetë emocionuese dhe e luftuar deri në fund.

Një arritje e shkëlqyer për vajzat kuqeblu, por edhe për futbollin e femrave. Le të shpresojmë që ky sukses të pasohet nga të tjera triumfe dhe Vllaznia të avancojë në fazën e grupeve të Champions League për femra. Do të ishte një sukses i merituar për këtë ekip, por që njëkohësisht tregon se futbolli i femrave në Shqipëri është rritur në aspektin cilësor vitet e fundit. Urimet më të mira për drejtuesit e klubit, stafin teknik dhe shpresoj që Vllaznia të vazhdojë të jetë një burim frymëzimi për të gjitha vajzat që duan të luajnë futboll! Jemi krenar për ju!”, përfundon postimin e tij Presidenti i FSHF Armand Duka.

Related posts

NË MËGJES BANKIER, PASDITE SI TRAJNER I EKIPIT AMATOR/ Ja pse Sarri braktisi kostumin për tutat

Delo.autor

RASHICA SHKËLQEN NË BUNDESLIGA/ Por skuadra e tij humbet ndaj Dortmund me manita (VIDEO)

Delo.autor

DERBI I KRYEQYTETIT/ Polemika për PENALLTINË, Tirana dhe Partizani ndajnë pikët (PËRMBLEDHJA)

Delo.autor

Leave a Comment