Futboll Sport

STATISTIKAT/ Interi do rekordet kundër Lazios, dy ekipe që “thyejnë” shtyllat

Pas fitores 0-2 në ndeshjen e parë të sezonit, Interi mund të fitojë të dyja ndeshjet sezonale kundër Lazios për herë të parë që nga sezoni 2016-2017. Interi ka fituar 2 ndeshjet e fundit kundër Lacios në kampionat dhe nuk arrin 3 fitore radhazi që nga viti 2008 dhe 2010, kur arriti 4 fitore radhazi me Zhoze Murinjon në pankinë.

Suksesi i fundit i Lacios kundër Interit në “Meaca” në kampionat daton në 31 marsin e vitit 2019 (1-0) me golin e Milinkoviç-Saviç. Nga ajo kohë, 4 fitore radhazi për zikaltrit në ndeshjet në shtëpi kundër bardhekaltërve në Serinë A me një golavarazh 9:3. Interi ka grumbulluar 92 pikë në 36 ndeshjet e kampionatit. Në rast të fitoreve të dy ndeshjeve të fundit, zikaltrit do të arrinin 98 pikë duke parakaluar rekordin e Mançinit me 97 pikë.Interi e ka mbajtur portën e paprekur në 21 ndeshje në një kampionat për herë të parë në historinë e tij në Serinë A. Zikaltrit mund të barazojnë rekordin absolut të ndeshjeve pa pësuar që e ka Milani me 22 në sezonin 1993-1994 dhe të barazuar nga Juventusi në 3 sezone. Interi me 101 gola në këtë sezon është future në grupin e skuadrave që kanë shënuar të paktën 100 gola në të gjitha kompeticionet. Nga debutimi me bardhekaltrit Igor Tudor ka grumbulluar 16 pikë në 7 ndeshje duke qenë në barazim me Interin dhe Atalantën gjatë kësaj kohe. Interi (18) dhe Lacio (17) janë dy formacionet që kanë goditur më shumë shtylla në këtë sezon të Serisë A.

Përpara tyre renditet vetëm Fiorentina me 21. Lautaro Martinez ka shënuar 24 gola në këtë kampionat. Në shekullin XXI vetëm 2 futbollistë kanë shënuar të paktën 25 gola në një sezon të Serisë A, Ikardi me 29 në sezonin 2017-2018 dhe Ibrahimoviç 25 në 2008-2009. Interi është skuadra ndaj të cilës, Felipe Anderson ka shënuar më shumë gola në karrierën e tij në Serinë A (6). Ka shënuar edhe një dopietë ndaj tyre. Sfida

Related posts

SHËNOI GOLIN E PARË ME JUVENTUS/ Ramsey sapo ka “mallkuar” Shqipërinë (VIDEO)

Delo.autor

FITORE SPEKTAKOLARE/ Manchester City mposht Aston Villa-n dhe merr kreun e Premier League

Delo.autor

Maldini i rri besnik Milanit, ja çfarë vendimi ka marrë legjenda kuqezi

Sadik.Autor

Leave a Comment