Futboll Sport

MORI FTESËN NGA PËRFAQËSUESJA E KOSOVËS/ Shikoni si e surprizojnë “Bomberin” në stërvitje shokët e ekipit (VIDEO)

Ftesa e parë me përfaqësuesen e Kosovës ka gëzuar pa masë jo vetëm sulmuesin e Ballkanit Mirlind Dakun, por dhe ekipin e tij. Skuadra nga Suhareka dhe trajneri i saj Ismet Munishi kanë përgëzuar lojtarin e tyre në mënyrë krejt të veccantë.

Daku kalon mes një “tuneli” të krijuar nga shokët e ekipit, të cilët e përgëzojnë me shpulla në kokë, ndërsa në fund, trajneri i tij Munishi i ka dhënë një shkelm nga pas dhe më pas e përqafon.

Daku ka spikatur këtë sezon në Superligën e Kosovës ku në 10 takimet e para ka realizuar 17 gola. Pas paraqitjeve fantastike në kampionat, mediat dhe opinioni sportiv në Kosovë i bën thirrje trajnerit të përfaqësueses “Dardane” Bernard Shaland të ftonte ish-sulmuesin e Kukësit.

VIDEO

Related posts

ASLLANI NUK SHIHET TITULLAR/ Inter kërkon edhe dy mesfushorë të tjerë pas Fratesi-t

F.autor

“EURO 2020″/ Pas një harkimi në zonë, mesfushori Pasalic ndëshkon me kokë Spanjën (VIDEO)

Delo.autor

HUMBJA NDAJ PORTUGALISË/ Reagon CR7: Nuk ka justifikime, Portugalia është e synuar të shkojë në Katar

Delo.autor

Leave a Comment