Champions League Futboll Sport

CHAMPIONS/ M’gladbach turpëron Shakhtar, merr kreun e grupit dhe rishkruan historinë

Borussia Monchenglabach ka marrë një fitore të bujshme 6-0 në fushën e Shakhtar Donetsk.

Gjermanë kanë siguruar fitoren e parë në Grupin B pas dy barazimeve befasuese të marra kundër Inter-it dhe Real Madrid-it.

Borussia është bërë skuadra e parë gjermane që fiton një ndeshje të Champions League në tokën ukrainase 26 vite pas fitores 4-1 të marrë nga Bayern në Kiev.

Protagonisti i ndeshjes ka qenë Alassane Plea, autor i tre golave dhe lojtari i parë në historinë e Monchengladbach që shënon një tregolësh në epokën e Champions League.

Borussia kryeson Grupin A me 5 pikë, ndërsa Shakhtari ka zbritur në vendin e dytë me 4 pikë. Inter dhe Real Madrid, që do të ndeshen pas pak në Spanjë, mbajnë respektivisht vendin e tretë dhe të katërt me 2 dhe 1 pikë.

Related posts

Befason belgu Nainggolan! ”E ardhmja në Angli? E urrej…”

Sadik.Autor

PAS FITORES NDAJ TEUTËS/ Shehi: Me Partizanin s’ka favorit, ja si do përgatitet Tirana nga ana psikologjike

Delo.autor

JO VETËM RONALDO/ Një madrilen tjetër po e shtyn Marcelon drejt Juves

Delo.autor

Leave a Comment