Futboll Premier League Sport

I BEFASON TË GJITHË/ Pochettino: Ai është si Ronaldinho dhe Maradona…

Nuk po kalon një moment të lehtë te Tottenham, megjithatë Dele Alli vazhdon të marrë vlerësime shumë të rëndësishme. Mauricio Pochettino, ish-trajneri i Spurs, ka bërë një krahasim me të vërtetë të papritur duke folur për Sky Sports.

“Është e pamundur që një lojtar të ishte apo të jetë më i mirë se Diego Maradona”, ka thënë fillimisht Pochetino. “Maradona ishte një lojtar me talent të madh dhe shumë i aftë teknikisht: ishte i fortë, i shpejtë dhe i fuqishëm, por karakteri i tij… është ai i fituesit”.

“Personaliteti dhe energjia e bënin aq special dhe mendoj se karizma ishte cilësia më e madhe që kishte”.

Dhe pikërisht në lidhje me personalitetin trajneri ka bërë krahasimin e befasishëm:

“Një tjetër lojtar me një cilësi të ngjashme është Ronaldinho kur kemi luajtur te Paris Saint-Germain. Dhe duhet të them se Dele Alli është si ata për sa i takon personalitetit. Kjo është cilësia që i ka bërë të veçantë Dinho-n dhe Maradona-n”.

Related posts

Si u paraqit Serie A përgjatë 2017. Nga titulli i 6-të radhazi i Juventusit tek Napoli ‘Kampion Dimri’

Q.Autor

Futbollistët spiunë të Chelseas njollosin Kante: Ana e errët e francezit

Isa.Autor

NUK PO ARRIN TË SHFAQË CILËSITË/ Muriqi drejt gjigantit turk në shkëmbim me lojtarin holandez

Delo.autor

Leave a Comment