Futboll Sport

“PLESHTI” APO DIEGO MARADONA? Kampioni argjentinas i botës shokon me përgjigjen

“Lionel Messi nuk do të arrijë kurrë nivelin e Diego Maradonës”. Kështu mendon Hector Enrique, një ish-kampion bote me Argjentinën në vitin 1986. Në fakt, ylli i Barcelonës ka dy qasje të ndryshme në karrierë: ka shkëlqyer me klubin, por nuk ka fituar thuajse asgjë me kombëtaren. Në total, paraqitja e tij konsiderohet mahnitëse nga të gjithë dashamirësit e futbollit të bukur.

Ai e ka fituar pesë herë “Topin e Artë”, ka 9 tituj të La Liga-s, 4 Liga Kampionesh, afërsisht 600 gola në rang klubi dhe rekorde të tjera të panumërta. Megjithatë, suksesi ndërkombëtar me Albiceleste i ka munguar, pavarësisht shkuarjes deri në finalet e Kupës së Botës dhe “Copa America”.

Hector Enrique mendon se Messi nuk mund të krahasohet me Maradonën në renditjen e më të mirëve, që kanë luajtur ndonjëherë futboll. Messi, për fat të keq, ka pasur një kohë të vështirë me ekipin kombëtar, – tha ai për “Ataque Futbolero”. – Shpresoj që në Kupën e Botës së ardhshme të ketë më tepër fat, por Messi nuk do ta arrijë kurrë nivelin e Maradonës.

Ajo që dua është që Messi të luajë rregullisht në vitet e ardhshme. Nëse nuk bën paraqitje të mira në ekip, është më mirë të mos vijë në kombëtare“. Messi ka shënuar 65 gola në 129 paraqitje me Argjentinën dhe mbetet njeriu, që ka më shumë gjasa të frymëzojë suksesin e bardhekaltërve në turnetë kontinentalë dhe globalë.

Related posts

DËSHTIMI ME VLERË 70 MILIONË EURO/ Ja vendimi që merr Milan për Piatek dhe Paqueta

Delo.autor

Cana: Vokrri ka qenë zëri i një kombi, humbje e madhe për të gjithë ne!

Sadik.Autor

CHAMPIONS CUP/ Tottenham-Milan: Golat s’duhet të mungojnë në këtë ndeshje

Sadik.Autor

Leave a Comment