Futboll Kategoria Superiore Sport

“SKUADRËS I JAPIM NOTËN 8, ISHIM SHUMË MIRË NË…”/ Trajneri Ndreu: Ju tregoj çfarë i kërkova presidentin

Trajneri i Kastriotit, Ramazan Ndreu ka folur pas fitores ndaj Partizanit me rezultatin 2-1, teksa është shprehur se skuadra e tij e mendon gjithmonë fitoren. Gjithashtu për mikrofonat e “Supersport”, Ndreu është shprehur se në diskutimin që kishte me presidentin, i kishte kërkuar që të kishin një skuadër të fortë në fillim të kampionatit, pasi në fund të gjithë të tillë janë.

“Ishte një ndeshje shumë e vështirë, në çdo sekondë ne mendojmë ta fitojmë ndeshjen. Ishte një ndeshje e luftuar. Ishim shumë të kujdesshëm në fazën e mbrojtjes dhe e kishim përgatitur kështu ndeshjen dhe në fund ia dolëm.

Synim? Kjo ishte vetëm një ndeshje. Në miqësore kemi luajtur mirë dhe kemi dhënë shenja se skuadra funksionon. Nëse në plan të parë kemi lojën luftarake atëherë mund t’ia dalim të marrim rezultate pozitive.

Skuadra merr notën 8, kishte momente të veçantë, sidomos në mbrojtje, ku ishim shumë mirë. Unë kam besim se skuadra do funksionojë mirë në të dyja fazat e lojës.

Unë në konsultimet e mia, me presidentin kemi debatuar që skuadra të jetë e fortë në fillim të kampionatit, të jetë më e fortë se në fund, pasi në ndeshjet e fundit të gjithë janë të fortë. Duhet të synojmë pikët maksimale gjithmonë.”, u shpreh Ndreu.

Related posts

E BUJSHME NGA ITALIA/ Ndryshim i papritur, trajneri Conceição refuzon Napolin. Ja shkaku…

Delo.autor

LAJMI I FUNDIT/ Luante me LUFTËTARIN, ish-lojtari i TEUTËS largohet nga gjirokastritët

Isa.Autor

E BUJSHME NGA ITALIA/ Spalletti drejt shkarkimit nga Interi, ja kush e zëvendëson

Delo.autor

Leave a Comment