Futboll Sport

DRIDHET STOLI I SOLSKJAER/ Pochettino mbetet favoriti për “Djajtë e Kuq”, rikthehet sërish në listë…

Manchester United humbi 2-1 në Stamboll, ndaj Basaksehir, në ndeshjen e tretë të Champions-it. Një humbje e tretur keq në “Old Traford”, ku ekziston një mjedis tashmë në kufirin e durimit. Në qendër të polemikave gjithmonë vihet Solskjaer, i kritikuar për shkak se bëri që Pogba dhe Cavani ta nisnin nga stoli, pastaj hynë në pjesën e dytë. Për muaj me radhë trajneri norvegjez ka jetuar me spektrin e shkarkimit, por vazhdon të injorojë:

“Unë refuzoj t’iu përgjigjem këtyre pyetjeve. Ne jemi vetëm në fillim të sezonit dhe gjithmonë ka shumë zëra. Ne thjesht duhet të jemi të fortë dhe të vazhdojmë përpara. Unë u punësova për të bërë një punë të mirë dhe jam i përqendruar vetëm në këtë, do të jap gjithçka”.

“Djajtë e Kuq” mbeten në vendin e parë të grupit H, por në pikë të barabarta me Leipzig, ndërsa në Premier League situata është rrënjësisht e ndryshme: vetëm 7 pikë në 6 ndeshje. Një produkt minimal, që ka krijuar hashtagun “#OleOut”, mjaft i popullarizuar në rrjetet sociale. Shtypi britanik tashmë po flet për zëvendësues të mundshëm. Mauricio Pochettino mbetet favoriti, por edhe emri i Massimiliano Allegri është kthyer sërish në modë në “Old Trafford”.

Related posts

AJAXI PO NDËRTON HISTORINË/ Ja sa kanë kushtuar 11 “mrekullitë” holandeze

Delo.autor

EPISOD I ÇUDITSHËM NË DHOMËN E VAR/ Një burrë futet në derën e hapur, lë një… (VIDEO)

Delo.autor

I shënoi autogol, Strakosha nugshëllon Wallace

Q.Autor

Leave a Comment