Futboll Shqipëri Sport

“ROLI I PËRGATITËSIT ATLETIK…”/ Marcello Lippi ka një mesazh për Shqipërinë, ja çfarë thotë trajneri kampion bote… (VIDEO)

Në fillim të muajit dhjetor, FSHF-ja do të zhvillojë kursin e përgatitësit atletik. Drejtuesi i këtij kursi do të jetë  përgatitësi atletik i Kombëtares, Luixhi Febrari.

Përmes një video-mesazhi këtë iniciativë e ka përshëndetur edhe ish-trajneri i famshëm i Italisë, kampioni i botës, Marcelo Lipi, i cili ka shpjeguar edhe rëndësinë e rolit të përgatitësit atletik për një skuadër futbolli në ditët e sotme. Figura të botës së njohur të futbollit do të shpjegojnë në ditët në vijim rëndësinë e përgatitësit atletik në stafin e skuadrave.

“Roli i përgatitësit atletik është shumë i rëndësishëm në sport në përgjithësi, por mbi të gjitha në futboll. Është shumë i rëndësishëm bashkëpunimi mes trajnerit dhe përgatitësit atletik, por mbi të gjitha është e rëndësishme, kultura e përgatitësit atletik, niveli i njohurive që ka. Sot jetojmë në epokën e specializimit, nuk ekziston më gjithologu, ai që bën pak nga të gjitha.

Sot duhet kërkuar më e mira në çdo sektor dhe për këtë arsye e shoh me nota pozitive krijimin e një masteri për krijimin e përgatitësve atletikë dhe për të vënë në dispozicion më të mirën në këtë sektor për çdo klub. E përsëri bashkëpunimi mes trajnerit dhe përgatitësit atletik është baza në ndërtimin e një kondicioni atletik, psikologjik, teknik, taktik dhe të kulturës sportive me rëndësi. Kësisoj, dua t’ju uroj një punë sa më të mbarë!”, thotë Lipi në mesazhin e tij.

Related posts

“MENTALITETI NUK BLIHET”/ Bomberi Ibrahimovic: Një luan mund të zbutet, por Zlatan është një…

Delo.autor

LEVANDOVSKI I SHQETËSUAR/ Gati të ulë rrogën vetëm për të shkuar te skuadra e…

F.autor

PËSOI TËRHEQJE MUSKULARE/ Ja sa duhet të presin tifozat e Milanit për ta parë Ibran në fushë

Delo.autor

Leave a Comment