Futboll Premier League Sport

TRIUMFOJNË ME “MANITA”/ Barcelona shfryn ndaj Betisit, Messi është gjeni (VIDEO)

Barcelona fitoi 5-2 kundër Betisit në një ndeshje që e ndihmoi dhe fati. Trajneri Ronald Koeman i çuditi të gjithë, pasi la Messin në stol për 45 minutat e para. Mungesa e tij u ndje duke qenë se pjesa e parë u mbyll me shifrat 1-1.

Dembele realizoi golin e parë për vendasit me një veprim fantastik në zonë për 1-0. Griezmann kishte mundësi të dyfishonte, por humbi penallti. Miqtë arritën të barazonin rezultatin në minutën e 45’+1′ me anë të Sanabrias për 1-1.

Pjesa e dytë nisi me spekatël duke qenë se Koeman aktivizoi Messin. Argjentinasi u bë protagonist te goli i Griezmann (49′). Ai shmangu mbrojtësit dhe portierin duke i dhënë mundësi francezit të shënonte për 2-1.

Messi realizoi golin e tretë me penallti në të 61′. Dembele goditi drejt portës, por gjuajtja e tij u ndal me dorë nga Mandi që doli me të kuqe. Miqtë reaguan me Loren në minutën e 73′ për 3-2, por ishte thjeshtë një iluzion.

Kapiteni Messi shënoi golin e katërt në minutën e katërt në minutën e 82′, ndërsa Pedri i vuri vulën rezultatit 5-2 në të 90′. Barca merr pikët e kërkuara dhe rikthehet te fitorja.

Related posts

FINALJA “CARABAO CUP”/ Sarri: Kam idetë e mia që ua përçoj lojtarëve dhe pres…

Delo.autor

Inter, Asamoah nënshkruan për tre vitet e ardhshme

Sadik.Autor

BARAZON SHIFRAT/ Manchester United përmbys Southamptonin brenda pak minutash (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment