Ndeshjet Live Sport

LIVE/ La Liga: Mbyllet ndeshja Barcelona-Betis. Rezultati 5-2

Ka startuar ndeshja mes Barcelonës dhe Real Betisit. Barcelona nuk ka fituar që katër javë në La Liga.

Ka barazuar me Sevillën, është mposhtur nga Getafe dhe Real Madridi si dhe në sfidën e fundit ka barazuar me Alavesin. Nga minuta e parë nuk luan Lionel Messi, ende nuk dihet nëse ështe vendim taktik, apo ka shqetësime 33-vjeçari.

Kundër Real Betis, Barça kërkon t’i japë fund ecurisë negative prej katër ndeshjeve pa fitore dhe të nisë ngjitjen në La Liga pas aktualisht renditet në vendin e 13 me tetë pikë.

 

LIVE/ Barcelona – Betis 5-2

 

Mbyllet ndeshja

MINUTA 90/ Barcelona thellon shifrat me golin e shënuar nga Pedri.

MINUTA 82/ Barcelona dyfishon sërish rezultatin me golin e shënuar nga Lionel Messi.

MINUTA 73/ Betis ngushton shifrat me golin e shënuar nga Loren.

MINUTA 61/ Barcleona dyfishon avantazhin me golin e shënuar nga Lionel Messi.

MINUTA 49/ Barcelona kalon në avantazh me golin e shënuar nga Antonie Griezmann.

Nis pjesa e dytë

***

Mbyllet pjesa e parë

MINUTA 45+2/ Betis barazon shifrat me golin e shënuar nga Antonio Sanabria.

MINUTA 22/ Barcelona kalon në avantazh me golin e shënuar nga Ousmane Dembele.

MINUTA 1/ Starton ndeshja

Related posts

“KUKËSI SI NDESHJE DERBI, JEMI EKIP PËT…”/ Flet Egbo: Skuadra është gati, formacionin ma bëjnë…

Delo.autor

“CIGAN M*TI, SHPRESOJ QË FËMIJA YT TË VDESË NGA…”/ Sulmuesi i skuadrës së Serisë A bie pre e racizmit në rrjetet sociale (FOTO)

Delo.autor

PARA NDESHJES KUALIFIKUESE ME BOSNJEN/ Bonucci qaron: Po ndërtohet një Itali e madhe…

Delo.autor

Leave a Comment