Bundesliga Futboll Sport

E FUNDIT/ Dëmtimi i Kimmich, Bayern Munich merr vendimin për mbrojtësin

Joshua Kimmich frikësoi shumë ekipin e Bayern Munchen, por dhe kombëtaren gjermane. Mbrojtësi u dëmtua keq në përpjekje për të ndaluar sulmuesin Erlind Haaland në ndeshjen kundër Dortmundit.

25-vjeçari nuk ia doli të vazhdonte lojën dhe la fushën mes dhimbjes. Dëmtimi ishte serioz dhe kjo dukej që nga dalja e lojtarit nga fusha që u mbajt nga dy persona. Futbollisti ka një problem në minskun e djathtë dhe dëmtimi duhet operuar.

Lojtari do të mungojë për disa javë për skuadrën e Bayern Munchen. Futbollisti nga krahu tjetër do të mungojë në këto ndeshje të Gjermanisë. Kimmich është një nga futbollistët më në formë të Bayernit këtë sezon.

Related posts

ËSHTË ZYRTARE/ Formula 1 konfirmon edhe dy pista të tjera në kalendar (FOTO)

Delo.autor

LIVE/ Në avantazh Vllaznia ndaj Kamzës, Zhunior gjen golin (VIDEO)

Delo.autor

KUPA E ITALISË/ Atalanta dhe shqiptarët “SHKATËRROJNË” “Zonjën e Vjetër”

Delo.autor

Leave a Comment