Futboll La Liga Sport

PO BËHET VIRALE/ Griezmann në gjendje dëshpëruese te Barcelona, gati sa nuk qan në fushë (VIDEO)

Futbollisti i Barcelonës Antuan Grizman po vuan vërtet te Barcelona. Kampioni i botës me Francën nuk e ka fshehur dot zhgënjimin në fytyrë pas pjesës së parë të ndeshjes së djeshme kundër Real Betisit, ku humbi penallti në minutën e 32-të.

Një video e publikuar nga mediat e huaja, tregon se 29-vjeçari ishte gati të qante pas pjesës së parë, e cila u mbyll 1-1. Edhe pse erdhi në “Kamp Nou” me statusin e një ylli futbolli, Grizman ka treguar shumë pak nga klasi i tij. Gjatë këtij sezoni, ai është aktivizuar jo mjaftueshëm nga trajneri Kuman.

Megjithatë, ish-futbollisti i Atletiko Madridit festoi në pjesën e dyë ku shënoi në minutën e 49-të, ndërsa katalanasit arritën të fitonin 5-2 ndaj andaluzianëve bardhjeshil.

Related posts

Rio Ferdinand: Do ta merrja menjëherë këtë talent te Manchester United

Delo.autor

PRINDËRIT ZBULOJNË SKANDALIN/ Menaxheri i klubit sportiv u dërgonte foto nudo dhe mesazhe erotike fëmijëve të tyre

Delo.autor

HABIT MODRIC, KTHEHET NEGATIV NË TESTIN ANTI-COVID/ Vinicius: Nuk jam ende në 100% të formës…

Delo.autor

Leave a Comment