Futboll

Momente ankthi në fushë, sulmuesit të Galatasarait i bie sërish të fikët (VIDEO)

Ish-sulmuesit të Suonsit, Bafetimbi Gomis, i ra të fikët në fushë gjatë ndeshjes së skuadrës së tij Gallatasarajit të dielën, por u lejua që të vijonte lojën.

Sulmuesi humbi ndjenjat në mënyrë të papritur dhe jo gjatë një dyluftimi në ndeshjen kundër Kasimpashës. Incidenti ndodhi në minutën e 7-të, teksa lojtari u gjunjëzua në momentin që po pritej ekzekutimi i një goditje këndi për klubin e tij.

32- vjeçarit i ka ndodhur një gjë e ngjashme edhe 3-4 herë të tjera, përfshirë edhe me kombëtaren e Francës dhe në kohën kur luante me Suonsin në Premier Ligë (kundër Totenhemit në vitin 2015).

Në vitin 2009 ai u diagnostifikua me (sinkopë vasovagal) një formë presioni i ulët i gjakut, e cila i shkakton humbje të papritur të ndjenjave.

 

https://youtu.be/BqtEMKR28vc

 

Related posts

Rezultat surprizë në pjesën e parë të takimit Danimarkë-Australi

Sadik.Autor

SKANDALI/ Skuadra italiane përdor ADOLESHENTE gjysmë të zhveshura, akuzohet për… (FOTO)

Isa.Autor

LIVE/ Man City – Tottenham, Lucas Moura barazon gjithçka (VIDEO)

F.autor

Leave a Comment