Futboll Sport

ÇUDIA E MADHE/ Shansi i artë për “heroin” Goetze, Gjermania i hap dyert

Drejtori i kombëtares gjermane, Oliver Bierhoff, i ka lënë derën hapur rikthimit të Mario Gotzes në ekipin e trajnerit Joachim Low. Lojtari po luan rregullisht te PSV dhe po paraqitet mirë, prandaj mund të ndodhë çudia e madhe.

Goetze nuk luan që prej vitit 2017, por Bierhoff mendon se mund t’ia dalë. “Pavarësisht se Joachim Low nuk është pro rikthimeve në kombëtare, nëse Mario Gotze vazhdon dhe luan kështu mund të rikthehet”, – tha ai.

Heroi i Gjermanisë në finalen kundër Argjentinës me atë gol të fituar për 1-0 do të mbahet mend gjithmonë nga gjermanët. Ai la Dortmundin në verë dhe kaloi te PSV me shpresën që të rigjente kënaqësinë e të luajturit futboll.

Related posts

Allan shkëlqen, De Laurentis bën gati rinovimin

Q.Autor

STATISTIKAT NDËR VITE/ Nga golat te pjesëmarrjet dhe kohët shtesë, ja rekordet e 15 edicioneve të Europianëve…

Delo.autor

UDHËTOJNË DREJT MADRIDIT/ Klopp shpall listën e Liverpoolit për finalen e Championsit, ja 26 emrat

Delo.autor

Leave a Comment