Futboll Shqipëri Sport

NDODH LIVE/ Reja i heq shiritin e kapitenit Hysajt, Berisha e pyet i shqetësuar: A ke folur me të? (VIDEO)

Me sa duket, kartoni i kuq që ka marrë me Lituaninë ka ndikuar në vlerësimin për Elseid Hysajn brenda grupit të përfaqësueses shqiptare. Trajneri Edi Reja tashmë sheh si kapiten Etrit Berishën dhe ka përzgjedhur këtë të fundit të mbajë shiritin edhe për sfidën ndaj Kosovës e në vijim, ndoënse Hysaj është përsëri i gatshëm pas pauzës në tetor.

Portieri u ul përkrah trajnerit edhe në konferencën e sotme për shtyp, por dukej që ishte pak në siklet për situatën e krijuar, pasi nuk dëshironte që të përplasej me shokun e skuadrës.

“A keni folur me Hysjan për këtë çështjen e kapitenit?”, iu drejtua ai trajnerit para fillimit të konferencës për shtyp, ndërsa po bëhej gati t’i përgjigje pyetjeve.

“E kam thënë gjithmonë që ti je kapiteni. Përse?”, ishte përgjigja e trajnerit.

“Që ta dijë edhe ai… Që të mos krijohet konfuzion se unë… Le të flasim më mirë pas konferencës”, vijoi Berisha, i cili më pas iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve të pranishëm.

Një situatë e pazakontë, e cila tregon se brenda grupit janë tronditur hierarki të krijuara prej kohësh. Hysaj cilësohej si lideri i skuadrës, por jo më sipas këndvështrimit të Rejas. Ky vendim vjen pak kohë pas fjalëve të presidentit Duka i cili kritikoi publikisht Hysajn se nuk jepte në kombëtare aq sa në klubin e Napolit.

VIDEO

Related posts

POLICIA NDËRHYN TEK KLUBI MALAGA/ Tjetër skandal i drejtuesve, Bare e Sadiku drejt…

Delo.autor

ATMOSFERA PRITET TË JETË ELEKTRIZUESE/ Në Francë janë të bindur për një fitore ndaj Shqipërisë, zgjedhin këngën për çdo gol

Delo.autor

GLADIATORI/ RAMOS në versionin RAMBO: Video me 25 milionë shikime po “çmend” rrjetet sociale

Isa.Autor

Leave a Comment