Futboll Kategoria Superiore Sport

KUPA E SHQIPËRISË/ Priten 6 përballje, ja ku do të luajnë Tirana dhe Kukësi…

Futbolli shqiptar kthehet ditën e nesërme me ndeshjet e Kupës së Shqipërisë. Në orën 13:30 zhvillohen 6 ndeshje, ku në fushë do të zbresin Tirana, Kukësi, Partizani, Skënderbeu, etj.

Bardheblutë do të përballen në raundin e 1/8-ave të Kupës me Korabin në qendrën stërvitore “Skënder Halili”, jo në Kamëz ashtu siç ishte parashikuar më herët.

Partizani udhëton në Pogradec për të luajtur kundër Apolonisë. Fusha e “Gjergji Kërçykut” lejon zhvillimin e takimit mes të kuqve dhe fierakëve.

Kukësi shkon në kompleksin “Internacional” në Pezë për t’u përballur me Besën.

Ndeshjet e nesërme të raundit të 1/8-ve të Kupës së Shqipërisë janë:

Tirana-Korabi (kompleksi “Skënder Halili”)
Partizani-Apolonia (stadiumi “Gjorgji Kyçyku” në Pogradec)
Kukësi-Besa (kompleksi “Internacional” në Pezë)
Teuta-Kastrioti (stadiumi “Niko Dovana” në Durrës)
Bylis-Dinamo (stadiumi “Adush Muça” në Ballsh)
Skënderbeu-Pogradeci (stadiumi “Skënderbeu” në Korçë)

Related posts

SHTATË ORË NË BURG/ Arrestohet portieri kampion bote, francezi u kap I DEHUR në…

Isa.Autor

Xherdan SHAQIRI uron FESTËN E KURBAN BAJRAMIT të gjithë SHQIPTARËVE (FOTO)

Isa.Autor

KOMENT NGA GARY NEVILLE/ Ky shans vjen vetëm një herë në jetë

Delo.autor

Leave a Comment