Kristiano Ronaldo u largua mes dhimbjeve nga fusha në ndeshjen mes Lacios dhe Juventusit, pas një përplasje që kishte me Luis Alberton.
Menjëherë pas kësaj, tifozët bardhezi edhe ata portugezë, ishin në ankth për gjendjen e sulmuesit, kjo edhe për shkak se ai kishte vetëm pak kohë pasi ishte rikthyer në fushë, pasi qëndroi jashtë për 21 ditë, nga Koronavirusi.
Megjithatë në lidhje me gjendjen e Ronaldos, ka folur trajneri i Portugalisë, Fernando Santos i cili është shprehur: “Ronaldo është stërvitur rregullisht, nuk ka pasur asnjë shqetësim. Është gati të luaj për ne në tre ndeshjet e ardhshme”.
Një lajm i mirë për Juventusin, me Roandlon që do të jetë kështu gati për ndeshjet e ardhshme.
