Futboll Kategoria Superiore Sport

TRIUMFI NË DERBI PAS 5 VITESH/ Mbrojtësi Goxhaj “thumbon” Partizanin me këtë postim… (FOTO)

Edhe pse luajti shumë pak me fanellën e Tiranës, Jurgen Goxhaj nuk e harron lehtë këtë eksperiencë.

Mbrojtësi luajti për 6 muaj me ekipin për të cilin bënë dhe tifozllëk. Pas fitores së Tiranës ndaj Partizanit në derbi, Goxhaj ka reaguar në rrjetet sociale, duke i thumbuar këtë të fundit.

Futbollisti i Bylisit postoi një foto me një shkrim në italisht, që përdoret shpesh përtej Adriatikut kur bëhet fjalë për ndeshje që zgjidhen në kohën shtesë.

“Je e bukur si një gol në minutën e 90” ishte postimi i mbrojtësit, një referencë e qartë për derbin që u zgjidh nga Kobina në fundin e ndeshjes. Vetë futbollisti do të jetë nesër në fushën e lojës përballë Flamurtarit në një ndeshje ku skuadra e tij do të kërkojë të kalojë të kuqtë në renditjen e Superiores.

Related posts

DOKUMENTARI ZBULON PRAPASKENAT TEK BARCELONA/ Koeman: Laporta më tha që po kërkonte trajner tjetër

Delo.autor

ATP Rome, Nadal kualifikohet lehtësisht, eliminohet “makthi” Thiem

Sadik.Autor

CHAMPIONS/ Dembele-Griezmann ulin në gjunjë mbrojtësat e Juventus, portieri si mace (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment